Mesfushori zbulon dedikim special nga frika e gruas

Futboll

Mesfushori zbulon dedikim special nga frika e gruas

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:37
Mesfushori zbulon dedikim special nga frika e gruas

Mesfushori i Salernitanës, Mamadu Kulibali, gjeti rrugën e rrjetës në barazimin 2-2 që arriti në shtëpi ndaj Veronës, duke i siguruar pikën e parë pas 5 javësh kampionat skuadrës së tij.

Ky ishte goli i dytë për këtë sezon, në Serinë A, për futbollistin e Salernitanës, teksa gjatë një prononcimi ka zbuluar edhe dedikimin special për vajzën që pritet të vijë në jetë së shpejti. Kulibali, në ndeshjen e javës së pestë festoi duke vënë topin nën fanellën e tij dhe, më pas, duke bërë gjestin e djepit.

Futbollisti 22-vjeçar kishte harruar ta bënte këtë dedikim, kur realizoi golin në javën e parë të kampionatit, teksa u rrëmbye nga emocionuet. Mesfushori duket se nuk ia kishte hedhur lehtë.

Në një prononcim të dhënë për mediat italiane, Kulibali zbuloi: “Dedikimi është i veçantë sepse do të lindë vajza ime e parë. Unë gjithashtu doja t’i kushtoja edhe golin e parë që shënova në Bolonja, por ishte shumë gjë e bukur dhe emocionuese, ishte goli i parë në Serie A dhe harrova”.

Më pas vjen edhe sqarimi: “Këtë herë u kujtova menjëherë, kështu që kur të kthehem në shtëpi nuk do më godasë gruaja më me shuplaka”, pranoi Mamadu Kulibali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat