Medin Bajrami: Bregallnica e papërshtatshme, por shkojmë për tre pikë të reja

Futboll

Medin Bajrami: Bregallnica e papërshtatshme, por shkojmë për tre pikë të reja

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:35
Medin Bajrami: Bregallnica e papërshtatshme, por shkojmë për tre pikë të reja

Skuadra e Renovës e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri në Ligën e parë, ndërsa sot në stadiumin e qytetit në Tetovë e pret Bregallnicën e Shtipit, në kuadrin e javës së tetë.

Renova gjendet e treta në tabelë me 14 pikë, sa kanë edhe Shkupi në vendin e parë dhe A. Pandev në vendin e dytë, si dhe Rabotnicki në pozitën e katërt.

Futbollisti i reparit defensiv të “gjipspunuesve nga Tetova, Medin Bajrami, deklaron për gazetarin Reshat Ibraimi se sot i pret një ndeshje e vështirë, pasi shtipjanët janë një ekip i papërshtatshëm, megjithatë dëshirojnë të vazhdojnë me rezultate të mira.

“Presim një ndeshje të vështirë, pasi e dimë se janë një ekip i papërshtatshëm. Kanë individ të mirë në skuadër, megjithatë ne dëshirojmë të vazhdojmë me rezultatet pozitive dhe të shkojmë për tre pikë të reja”, deklaroi Bajrami për gazetarin Reshat Ibraimi. “Jemi të kompletuar dhe ndeshjen duhet ta marrim me shumë seriozitet”, vazhdoi njëri prej lojtarëve më të mirë të Renovës, Medin Bajrami.

Ndeshja mes Renovës dhe Bregallnicës do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 15:00, ndërsa e referon Stojance Tërpevski nga Kavadari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat