Tuchel: Strategjia për të luajtur në mbrojtje dhe për të zbritur në kundërsulm ishte e imja

Futboll

Tuchel: Strategjia për të luajtur në mbrojtje dhe për të zbritur në kundërsulm ishte e imja

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:12
Tuchel: Strategjia për të luajtur në mbrojtje dhe për të zbritur në kundërsulm ishte e imja

Thomas Tuchel është rikthyer të flasë për humbjen e të shtunës ndaj Manchester City-t, teksa tha se strategjia për të qëndruar mbrapa kishte qenë ide e tij, por pranoi se kundërshtari dominoi në shumë aspekte të lojës.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ku vuajtëm shumë dhe kjo më tepër për meritë të kundërshtarit.

Strategjia për të luajtur në mbrojtje dhe për të zbritur në kundërsulm ishte e imja, pasi doja të shfrytëzonim faktin që City luan shumë lart, megjithatë pashë shumë gjëra që nuk më pëlqyen dhe natyrisht që duhet t’i korrigjojmë në të ardhmen”, deklaroi gjermani.

Vaksinimi i futbollistëve është shndërruar në një çështje dhe te Chelsea ka lojtarë si N’golo Kante, që kanë refuzuar të injektojnë vaksinën kundër koronavirusit, megjithatë kjo nuk përbën shqetësim për Tuchel.

“Kante është i lirë të vendosë vetë, nëse dëshiron të vaksinohet apo jo. Unë personalisht jam vaksinuar, por nuk jam ekspert mjekësie, që të filloj të bëj rekomandime.

Jemi një grup njerëzish të rritur dhe gjithsecili vendos vetë. Për mua nuk përbën asnjë problem nëse janë vaksinuar apo jo”, u shpreh trajneri Tuchel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat