Formacioni ideal i Manchester United sipas Gary Neville

Futboll

Formacioni ideal i Manchester United sipas Gary Neville

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:36
Gary Neville

Ish-futbollisti i Manchester United, Gary Neville ka publikuar formacionin startues të “Djajve të Kuq” e cila do të ishte më e mira sipas tij.

Neville ka lënë jashtë këtij formacioni futbollistë si Marcus Rashford dhe Jadon Sancho duke lënë të befasuar shumë fansa të ekipit anglez.

Gary ka zgjedhur që në portë të jetë David De Gea, në qendër të mbrojtjes Maguire dhe Varane, në krahun e majtë Luke Shaw, kurse në krahun e djathtë Araon Wan-Bissaka.

Në mesfushë si tandem ka vendosur Paul Pogban dhe Scot Mc Tominay, ndërsa një rol më ofanziv ka vendosur Bruno Fernandesin.

Treshja e sulmit e këtij formacioni të anglezit përbëhet nga Critsiano Ronaldo, Mason Greenwood dhe Edinson Cavani.

Lidhur me këtë formacion ka reaguar edhe trajneri Ole Gun Solskjaer i cili ka thënë ”Solskjær për Gary Neville: “Gjithmonë ka shumë gjëra për të thënë. Presioni është një privilegj. Për të punuar në këtë mjedis, duhet ta përqafoni atë. Më duhet të them se jam mbështetur[nga klubi] dhe progresi ka funksionuar mirë.”

Neville punon si analist në “Sky Sport”, ndërsa që nga rikthimi i Cristiano Ronaldos ai ka bërë disa analiza rreth “Djajve të Kuq”.

Image
Formacioni i Manchester United nga Garry Neville
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat