Krelani: Ronaldo më i rëndësishëm tek United se Lukaku tek Chelsea

Futboll

Krelani: Ronaldo më i rëndësishëm tek United se Lukaku tek Chelsea

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 01:04
Qendresa Krelani

Chelsea e humbi ndeshjen përball Juventusit me rezultat 1:0.

Romelu Lukaku nuk pati ndonjë paraqitje mbresëlënëse në këtë takim.

Gazetarja sportive Qendresa Krelani, tha se sonte doli se Cristiano Ronaldo është më i rëndësishëm tek Manchester United sesa ai tek Chelsea.

“Italianët kur luante Ronaldo tek Juventus dhe Lukaku tek Inter, gazetarët e bënin gjithmonë këtë pyetje: Kush është më i rëndësishëm? Ronaldo për Juventus apo Lukaku për Inter?Tani kur i ndërrua skuadrat prapë po del që Ronaldo është më i rëndësishëm për Manchester United sesa Lukaku për Chelsean”.

Krelani shtoi sonte loje e Chelseat ishte anemike dhe se Lukaku duhet të zhvillojë ndeshje më të mirë për të marrë duartrokitjet e tifozëve.

“Mua nuk më befason loja e sontme anemike e Chelseat.Këta i trajtojnë kundërshtarët ashtu siç ua lejojnë. Sonte përball italianëve që luajnë lojë në mbrojtje që konsiderohen para roje e portierit, nuk lejojnë aventura. Sonte Lukaku shumë dëshpërues. Duhet të bëj diçka që të marrë duartrokitjet e tifozëve”.

Cristiano Ronaldo sonte ia sigurojë fitoren e parë Manchester Unitedit në këtë edicion të Championsit.

Ronaldo realizoi në minutën e 95-të përball ekipit spanjoll Villareal, duke e çuar epërsinë në 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat