Koemani mund të shkarkohet sot nga pozita e trajnerit te Barcelona

Futboll

Koemani mund të shkarkohet sot nga pozita e trajnerit te Barcelona

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 11:35
Koemani mund të shkarkohet sot nga pozita e trajnerit te Barcelona

Ronald Koeman mund të shkarkohet sot nga pozita e trajnerit te Barcelona.

Bordi udhëheqës i Barcelonës është mbledhur sot, teksa po diskutohet për të ardhmen e Koemanit.

Sipas ''Sport''-it, shkarkimi i holandezit nga pozita e trajnerit te katalunasit mund të ndodhë sot (e enjte). Mediumi katalunas gjithashtu ka shkruar se Xavi dhe Roberto Martinez janë emrat e trajnerëve, të cilët mund ta marrin drejtimin e skuadrës.

Ndryshe, Ronald Koeman është trajner i Barcelonës që nga viti 2020. Nën drejtimin e tij, skuadra fitoi Kupën e Spanjës, zuri vendin e tretë në La Liga dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 finale.

Në këtë sezon Barcelona ka regjistruar tri fitore dhe tri barazime në gjashtë ndeshje në La Liga, teksa renditet e gjashta me 12 pikë.

Katalunasit me Koemanin nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin në Ligën e Kampionëve, duke pësuar humbje në dy ndeshjet e para në grup, nga Bayern Munichi dhe Benfica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat