I kushton dy muaj burg, tifozi i skuadrës angleze bëhet shembull

Futboll

I kushton dy muaj burg, tifozi i skuadrës angleze bëhet shembull

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:26
I kushton dy muaj burg, tifozi i skuadrës angleze bëhet shembull

Një tifoz i skuadrës së Uest Bromit në Ligën e parë angleze të futbollit është dënuar me 2 muaj burg për shkak të fyerjeve racore në dëm të një futbollisti të skuadrës së tij.

Simon Silud, 50 vjeç, postoi një foto të futbollistit Romani Sajers me mbishkrimin “Baboon d’Or”, një referencë sarkastike për trofeun e Topit të Artë.

50-vjeçari mohoi veprën penale duke u justifikuar me faktin se mesazhi i tij ishte të cilësonte si “budalla” futbollistin dhe jo ta fyente nga pikëpamja racore. Gjithsesi gjykata nuk ia ka marrë për bazë argumentin duke e dënuar me dy muaj burg, për ta bërë shembull për tifozët e tjerë.

Një reagim ka bërë dhe vetë klubi i Uest Bromit, i cili e ka përjashtuar përjetë nga stadiumi 50-vjeçarin Simon Silud.

Anglia është një ndër vendet me bazën më të lartë të racizmit ku shpesh herë lojtarët bien pre e fyerjeve nga tifozët kundërshtar, por dhe nga tifozët e skuadrës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat