Inaki Williams pritet ta thyejë sot rekordin e frikshëm

Futboll

Inaki Williams pritet ta thyejë sot rekordin e frikshëm

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 18:47
Inaki Williams

Inaki Williams pritet që ta thyejë rekordin për më së shumti paraqitje radhazi në histori të La Ligas, nëse paraqitet sot në ndeshjen e Athletic Bilbaos kundër skuadrës së Alaves.

Nëse ai luan sot sulmuesi spanjoll do ta regjistrojë ndeshjen e tij të 203 radhazi në ligën spanjolle.

Që prej debutimit të tij në fanellën e Athletic Bilbaos në dhjetor të vitit 2014, në 303 paraqitje për klubin.

Williams ka regjistruar 67 gola mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat