Ronaldo me 5 gola të shënuar në 432 minuta lojë

Futboll

Ronaldo me 5 gola të shënuar në 432 minuta lojë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:16
Ronaldo me 5 gola të shënuar në 432 minuta lojë

Ole Gunnar Solskjaer është nën presion te United për shkak të rezultateve, të cilat në disa ndeshje nuk kanë qenë ato të pritshmet.

Në mesjavë Djajtë e Kuq morën një fitore me fat ne sekondat e fundit kundër Villareal. Cristiano Ronaldo ishte sërish heroi i skuadrës angleze, por te United ka një lojtarë më vendimtar se ai.

Bëhet fjalë për Lingard, i cili në 136 minutat që është aktivizuar ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist. Në çdo 45 minuta në fushë, ai ka qenë i përfshirë në golin e ekipit të tij.

Pas tij në statistika qëndron Ronaldo me 5 gola të shënuar në 432 minuta lojë. Cr7 është i përshirë në çdo 86 minuta në golat e ekipit të tij.

Paul Pogba ndërkohë është futbollisti që ka shërbyer më shumë asiste, 7 deri më tani te United, por me dallimin se ka luajtur 673 minuta. Pra në çdo 96 minuta ai ka shërbyer një asist për shokët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat