Eintracht shtang Bayernin në 'Allianz - Arena'

Futboll

Eintracht shtang Bayernin në 'Allianz - Arena'

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 19:28
Eintracht shtang Bayernin në 'Allianz - Arena'

Eintracht Frankfurt me zemër të madhe ngadhënjeu me rezultat 2:1 në "Allianz - Arena" të Munihut, kundër Bayernit.

Bavarezët shokohen para shikuesve të vet, duke mbetur pa pikë, ndërsa rivali shkakton senzacion dhe importon trepikëshin e madh. 

Të parët në epërsi kaluan kampioni. Autor i golit futbollisti Goretzka në minutën e 29-të. 

Megjithatë Eintracht Frankfurt këndellet dhe shënon dy gola përmes Hinteregger (32') e Kostiq (71'). 

Pas javës së 7-të në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 16 pikë  ka një më shumë se Dortmundi e Freiburgu, ndërsa Eintracht Frankfurt rendiret në vend të 13-të me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat