Aliti me mesazh për “Dardanët” para ndeshjes me Suedinë

Futboll

Aliti me mesazh për “Dardanët” para ndeshjes me Suedinë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 18:56
Fidan Aliti

Pas seancës stërvitore të Kombëtares së Kosovës, mbrojtësi Fidan Aliti kishte një mesazh drejt tifo-grupit “Dardanët”.

Kosova sot zhvilloi seancën e fundit përgatitore në Hajvali para ndeshjes kundër Suedisë, shtet ky drejt të cilit do të udhëtojnë nesër, përcjell KosovaPress.

Aliti tregoi që ndjehet krenarë kur luan para tifozëve kosovarë, dhe i falënderoi ata për përkrahjen e tyre të madhe që e tregojnë.

“Ka qenë një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur para “Dardanëve” dhe normalisht se çdo herë ndjehemi krenar kur luajmë para tyre. Një falënderim i madh shkon për ata, ngase vazhdimisht na përkrahin kudo që shkojmë. Njëjtë do të jetë edhe në Suedi dhe besoj se edhe ne do t’ua bëjmë një dhuratë me rezultat pozitiv”, tha Aliti.

Të shtunën, me fillim nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë të muajit tetor si mysafire e Suedisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat