Shpërthen Sarri: Futbolli tani është një show vetëm për para

Futboll

Shpërthen Sarri: Futbolli tani është një show vetëm për para

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 21:58
Maurizo Sarri

Trajneri i Lazios, Maurizo Sarri ka pakënaqësi të mëdha lidhur me kalendarin e ngjeshur dhe me ndërprerjen e shpeshtë të kampionateve për ndeshjet e kombëtareve, madje ai shkon më larg ku sulmon hapur se gjithçka po bëhet për para.

“Është e vështirë të kuptohet situata kur lojtarët janë në të gjithë botën. Ata stërviten më shumë në ekipin kombëtar sesa në klube. Ky nuk është më një sport, futbolli tani është një show në të cilën pjesëmarrësit përpiqen të shtrydhin tifozët për të fituar para. Me Interin pres një reagim më shumë burrëror sesa si lojtarë. Me Bolonjën ne luajtëm një lojë sipërfaqësore dhe tre golat e pësuar u lindën nga situata të turpshme.”

“Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare kam gjithmonë një lloj frike sepse vijnë lojtarë të cilët stërviten dhe luajnë në 8-9 mënyra të ndryshme. Ata stakojnë prizën dhe mendojnë ndryshe në ekipin kombëtar dhe atëherë nuk merret si e mirëqenë që ata menjëherë do të jenë në gjendje ta ritakojnë prizën në klube.

Gjithmonë ekziston një indeks i rrezikut, veçanërisht mendor. Immobile? Ka disa ditë që po stërvitet me ne, i ka bërë mirë që ka qëndruar disa ditë pushim”, përfundoi trajneri italian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat