Batatina: Kam përdorur strategjinë si në ndeshjen e Superkupës

Futboll

Batatina: Kam përdorur strategjinë si në ndeshjen e Superkupës

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 16:02
Batatina: Kam përdorur strategjinë si në ndeshjen e Superkupës

Llapi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat 1:2.

Llapjanët ishin duke humbur deri në minutat shtesë 1-0, por golat e Kastriot Selmanit dhe Valmir Veliut bën që t’i marrin tri pikët.

Pas ndeshjes për Art Sport, ka folur trajneri Tahir Batatina ku është shprehur shumë i lumtur me lojën e skuadrës së tij dhe tri pikët.

“Fillimisht jam shumë i lumtur për këtë fitore, lojtarët të gjithë luajtën mirë. Këtë ndeshje kisha strategjinë e njëjtë me Prishtinën sikurse në takimin në finale të Super Kupës. Veliu e Selmani bën një punë të mirë, njësoj sikurse Alidema”, tha Batatina.

Tutje trajneri llapjan tha se deri në vikendin e ardhshëm do tëngritën në pozitën e katërt në BKT Superligë.

“Besoj që deri te java e ardhshme do të jemi në pozitën e katërt në Superligë”, tha Batatina.

Krejt në fund tekniku llapjan tha se nëse do të kishte qenë trajner i Përfaqësueses së Kosovës nuk do ta kishte humbur asnjë ndeshje në Fadil Vokrri.

“Nëse kisha qenë trajner i kombëtares, nuk do të humbisja asnjë ndeshje në Fadil Vokrri, vetë emri është një motiv shtesë. Fadili ka ardhur nga Llapi dhe ka bërë maksimumin”, përfundoi trajneri llapjan.

Pas kësaj fitore, Llapi është në pozitën e nëntë në tabelë me nëntë pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat