Allegri: Juve-Roma nuk është sfidë mes meje dhe Mourinhos

Futboll

Allegri: Juve-Roma nuk është sfidë mes meje dhe Mourinhos

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 17:36
Allegri: Juve-Roma nuk është sfidë mes meje dhe Mourinhos

Juventusi ka një sfidë të vështirë mbrëmjen e nesërme teksa do të presë në ‘’Alianz Stadium’’, Romën e Zhoze Murinjos.

Kjo është sfidë mjaft e rëndësishme për skuadrën e Alegrit, pasi verdhekuqtë ndodhen katër pikë para në kampionat dhe një fitore do të ngushtonte ndjeshëm diferencën ndaj një rivali direkt. Në prag të sfidës së nesërme, Alegri foli për gjendjen e skuadrës si dhe komentoi zërat e fundit për ndarjen me Ambra Anjolinin.

Roma: “Ata janë 4 pikë para nesh, është një lojë shumë e rëndësishme. Në shtatë ndeshjet e ardhshme para pushimit tjetër të kombëtareve do të duhet të bëjmë mirë. Roma ka teknikë dhe janë të rrezikshëm në lojën pa top’’.

Gjendja e skuadrës: “Nuk ka asgjë për të sqaruar mbi Ramsejn. Unë e kam llogaritur gjithmonë, por pastaj erdhi dëmtimi në Udine. Ai luajti dy ndeshje me Uellsin, por nesër nuk e di nëse do të luajë nga fillimi. Morata sot do të stërvitet me ekipin. Unë nuk mendoj se ai do të luajë, por ndoshta do të jetë në dispozicion.

Dibala është larg dhe sigurisht nuk do të thirret. Nuk e di pse këtë javë po lexoja për praninë e tij me Romën. Mendoj se do të duhen edhe 10 ditë të tjera.”

Murinjo: “Kam respekt të madh, por nuk është një sfidë mes meje dhe tij”.

Ambra Anjolini: “Unë nuk kam ndërmend të flas për jetën time private, le të flasim për Juve-Roma”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat