Lulaj: Jemi një skuadër që luan mirë futboll

Futboll

Lulaj: Jemi një skuadër që luan mirë futboll

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 23:16
Lulaj: Jemi një skuadër që luan mirë futboll

Bruno Lulaj ishte një nga më të mirët në fushë, në Partizani-Kukësi, pasi u bë “diga” kryesore para portës së Tafas, ndërsa pas ndeshjes komentoi ecurinë e verilindorëve në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe u gëzova shumë kur barazuam, pasi nuk meritonim të humbnim në një sfidë si kjo, ku luajtëm vërtetë mirë. Jemi një skuadër që luan mirë futboll dhe kërkon të mbajë gjithmonë topin.

Kemi lënë pikë rrugës, por mendoj se jemi në udhë të mbarë për të arritur objektivin tonë, që është titulli kampion. Nuk kemi presion, por punojmë për të bërë më mirë.

Tafas tregoi cilësitë e tij sot, ndërsa në rastin e golit të Partizanit, Bytyçi mund të bënte më mirë, megjithatë është i ri dhe mund të përmirësohet më vonë”, tha mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat