Raportet Icardi-Wanda shqetësojnë edhe trajnerin e PSG-së

Futboll

Raportet Icardi-Wanda shqetësojnë edhe trajnerin e PSG-së

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 20:57
Maurizio Pochettino

Furtuna në raportin me bashkëshorten, bëri që Mauri Icardi të kërkonte leje nga klubi i PSG-së dhe të kthehej në Milano për të ribërë paqe me Wanda Narën, e cila pas një tradhtie të supozuar, reagoi ashpër në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme vetë sulmuesi argjentinas postoi foto me bashkëshorten e tij, duke dhënë sinjale paqeje, ndërsa sot ka qenë edhe trajneri Maurizio Pochettino, ai që ka konfirmuar se Icardi do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Leipzig.

“Icardi ka pasur një problem personal dhe nuk është stërvitur këto dy ditë me ne, por do të jetë në grumbullim për ndeshjen ndaj Leipzigut.

Nuk e di nëse mund të luajë nga minuta e parë, pasi duhet të flas sërish me të, por e sigurt është që do të jetë në dispozicion, qoftë edhe për të luajtur disa minuta”, deklaroi Pochettino.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat