Di Canio nuk kursen kritikat për formën e Lukakut te Chelsea

Futboll

Di Canio nuk kursen kritikat për formën e Lukakut te Chelsea

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 00:59
Foto

Ish-ylli i Ligës Premier, Paulo Di Canio ka kritikuar performancën e Romelu Lukakut në Chelsea, duke pretenduar se ai është thjesht një sulmues “i mërzitshëm” dhe “jo-funksional”.

Belgu u bashkua me The Blues për 115 milionë euro këtë verë, pas një periudhe të shkëlqyer te Interi. Pas një fillimi të fortë, përfshirë një gol debutues kundër Arsenalit, golat kanë munguar për lojtarin.

Për shumicën, kjo mund të arsyetohet, por sipas Di Canio, ka çështje më themelore në lojë.

“Kam dëgjuar (Giuseppe) Bergomi duke krahasuar (sulmuesin e Napolit, Victor) Osimhen dhe Lukakun. Por, Osimhen ka një shpirt tjetër, ai nuk është i mërzitshëm”, ka thënë ish sulmuesi i Ëest Hamit dhe Sheffield Ëednesday në Sky Calcio Club, shkruan telegrafi.

“Kur vështirësia u rrit, ai nuk shënoi asnjë gol në pesë ndeshje me Chelsean. Dhe nuk është faji i Chelseat, ata janë të parët (në tabelë) edhe pa golat e tij”.

“Edhe nëse Lukaku është më i fortë se Llorente. Lukaku është funksional për një lloj loje të caktuar”, ka shtuar më tej Di Canio.

Thomas Tuchel ende i beson belgut me lojën e tij edhe pse ky i fundit nuk është një sulmues që mund të driblojë kundërshtarët, por vetëm pret topin në zonën kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat