Sulmuesi argjentinas do të përfitojë 8,5 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi argjentinas do të përfitojë 8,5 milionë euro...

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 14:30
Sulmuesi argjentinas do të përfitojë 8,5 milionë euro...

Më në fund Paolo Dybala dhe skuadra e Juventusit kanë gjetur akordin final për rinovimin e kontratës.

Sipas “TuttoSport”, agjenti i Dybala do të zbarkojë në Torino në fund të muajit për ta nënshkruar kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”.

Gjithnjë sipas së përditshmes torineze, Dybala do të firmosë një kontratë që e mban të lidhur deri më 2026.

Nga kjo kontratë sulmuesi argjentinas do të përfitojë 8,5 milionë euro kesh në vit plus 1,5 të tjera në formë bonusesh.

Me Allegrin në stol dhe me largimin e Cristiano Ronaldos, Dybala është kthyer në qendër të projektit, tani edhe lojtari është i qetë dhe më i qartë për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat