Zuka i lumtur që u kualifikuan: Fokusohemi në ndeshjen e radhës

Futboll

Zuka i lumtur që u kualifikuan: Fokusohemi në ndeshjen e radhës

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:34
Zuka i lumtur që u kualifikuan: Fokusohemi në ndeshjen e radhës

Skuadra e Shkupit, në ndeshjen e sotme kundër Tikveshit, në kuadër të Kupës së Maqedonisë, triumfoi me rezultat minimal 1:0 dhe me këtë fitore, Shkupi ka siguruar një vend në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi Matej Cvetanovski në minutën e 30-të.

Kapiten Fisnik Zuka, I cili shprehet jashtzakonisht I lumtur për kalimin në fazën tjetër në këtë garë.

“I uroj të gjithë lojtarët dhe tifozët tanë për fitoren e sotme.

Ndeshja ishte mjaft e mirë dhe mundësi të shumta kishim ne, por edhe skuadra e Tikveshit.

Më vjen mirë dhe jam shumë I lumtur për fitoren e sotme, por tani fokusohemi në ndeshjen e radhës, kundër Renovës”, u shpreh Zuka, pas përfundimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat