Krepi: Atmosferë pozitive, ndaj Andorrës japim më të mirën tonë

Futboll

Krepi: Atmosferë pozitive, ndaj Andorrës japim më të mirën tonë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 20:57
Krepi: Atmosferë pozitive, ndaj Andorrës japim më të mirën tonë

Kombëtarja shqiptare e femrave për grupmoshën nën 19 vjeç ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2022.

Trajneri Kreshnik Krepi ka pasur të plotë të gjithë skuadrën e tij, duke zhvilluar kështu një seancë të plotë stërvitore.

Në një prononcim për fshf.org, tekniku kuqezi u shpreh se gjendja e skuadrës paraqitet pozitive, pavarësisht se gjendja fizike e skuadrës nuk është në 100% e saj. Krepi u ndal edhe te barazimi i djeshëm ndaj Moldavisë, ku u shpreh se skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë dhe se ekipi kuqezi pati disa raste për ta fituar ndeshjen, duke qenë më dominuese.

Trajneri foli edhe për ndeshjen e radhës ndaj Andorrës, ku u shpreh se skuadra do të bëjë më të mirën dhe do të kërkojë tre pikëshin.

Gjendja e skuadrës? 

“Atmosfera e skuadrës është shumë pozitive, pasi na ka shërbyer shumë java e përgatitjes në Durrës. Sa i përket gjendjes fizike të skuadrës, nuk është në 100% e tyre, pasi edhe kampionati i femrave në Shqipëri ka dy javë që ka nisur. Gjithsesi në raport me mundësitë, me elementin që kemi në skuadër, të paktën te ndeshja e parë, duke marrë parasysh që nuk e njihnim kundërshtarin, pavarësisht se përgatitjet në kampionatin e tyre kishin gati një muaj e gjysmë që kishin nisur, ne dominuam në shumë aspekte të lojës, ku me pak fat edhe mund ta fitonim ndeshjen. Pavarësisht se krijuam 3-4 situata për të shënuar, loja mbaroi 0-0 por gjithsesi vajzat kanë një atmosferë shumë pozitive dhe kjo na bën të jemi optimistë për një rezultat pozitiv te ndeshja e radhës.

I kënaqur me ndeshjen e djeshme? – Normalisht që jam i kënaqur sepse në të gjitha detyrat e dhëna, sidomos reparti i mbrojtjes, ashtu si edhe skuadra në mbrojtje në 20 minutëshin e parë, sa u njoh me vendosjen e kundërshtarit ishte perfekt, ashtu si edhe në minutazhin e mbetur, ku mbrojtjen e çuam lart. Kemi probleme në ofensivë, ku në raport me kohën që kemi, shpresojmë t’i rikuperojmë ato difekte.

Çfarë presim nga skuadra ndaj Andorrës? – Sa i përket rezultatit në ndeshjen e radhës, besoj shumë te kondicioni dhe elementet e shprehive të situatave në sulm që po punojmë me vajzat këto dy ditë.

Në raport me Andorrën, jam i bindur që nuk do të luajë si me Uellsin, sepse diferencat ishin shumë të mëdha dhe e priti kundërshtarin 90 minuta në gjysmëfushën e vet. Gjithsesi do bëjmë më të mirën dhe me Andorrën do mundohemi të realizojmë një gol dhe kur realizon, gjithmonë duke qenë pastër mbrapa dhe të mundohemi pa gabime, të shpresojmë të marrim tre pikëshin- përfundoi fjalën e tij trajneri Krepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat