Në hotelin e Atalantës alarmi i zjarrit ra 6 herë gjatë natës

Futboll

Në hotelin e Atalantës alarmi i zjarrit ra 6 herë gjatë natës

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 21:58
Në hotelin e Atalantës alarmi i zjarrit ra 6 herë gjatë natës

Gjashtë herë ra alarmi i zjarrit në hotelin me pesë yje në Manchester ku kaloi natën skuadra e Atalantës në përgatitje për ndeshjen ndaj United për Champions League.

Skuadra italiane udhëtoi për në Britaninë e Madhe ditën e martë. Sipas mediave britanike, alarmi ka rënë në të gjitha herët kur skuadra ishte duke fjetur dhe ai ka shkaktuar zemërim te lojtarët dhe stafi tjetër i klubit.

Sipas dëshmive, alarmi ka rënë në orën 4:51, 5:00, 5:36, 6:11, 6:31 dhe 7:13 minuta, që do të thotë se lojtarëve të Atalantës u është prishur plotësisht gjumi më i ëmbël, ai i mëngjesit.

Disa kanë hedhur dyshime se aktivizimi i alarmit ka qenë i qëllimshëm në përpjekje për të favorizuar Manchester United.

“Nuk mendoj se ishte një incident rastësor. Mendoni se ishte rastësi? Unë mendoj që jo. Një pritje kaq “e ngrohtë” është e tmerrshme. Shpresoj që tifozët të mbështesin skuadrën dhe në Itali United t’i ndodhë e njëjta gjë”, shkroi në Instagram bashkëshortja e lojtarit të Atalantës, Ruslan Malinovskyi.

Nëse alarmi ka qenë pjesë e strategjisë së United për ta fituar ndeshjen, ajo ka dështuar, pasi rezultati në pjesën e parë është 0-2 për Atalantën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat