Trajneri i Bayern Munich rezulton pozitiv me COVID-19

Futboll

Trajneri i Bayern Munich rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:34
Julian Nagelsmann

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bayern Munich përmes një komunikate zyrtare bëri me dije që tekniku gjerman ka dalë pozitiv, pavarësisht që është vaksinuar me dy dozat.

“Julian Nagelsmann, trajner i Bayern Munich, testoi pozitiv me koronavirus, pavarësisht që ishte plotësisht i vaksinuar. Ai do rikthehet në Munich i ndarë nga skuadra dhe pastaj do izolohet aty”, shkruhet në komunikatë.

Kështu, tani Nagelsmann nuk do drejtojë skuadrën gjermane në ndeshjet ndaj Hoffenheim dhe ndoshta edhe ndaj Union Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat