Valmir Veliu shpallet “ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Futboll

Valmir Veliu shpallet “ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:57
Valmir Veliu shpallet “ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës  vazhdon të ndajë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 10-të në Superligë është shpallur futbollisti Valmir Veliu, anëtar i Llapit.

21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij.

Veliu shënoi dy gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të që skuadra e tij e mposhti Ulpianën me rezultat të thellë 0:6.

Me këtë fitore Llapi është këndellur dhe ka dalë nga zona e rrezikshmërisë në Superligë.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Llapit e dorëzoi Bashkim Kurti, menaxher i degës së BKT-së në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat