E habitshme, 12 shtete evropiane planifikojnë të largohen nga FIFA

Futboll

E habitshme, 12 shtete evropiane planifikojnë të largohen nga FIFA

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:25
E habitshme, 12 shtete evropiane planifikojnë të largohen nga FIFA

Një vendim i bujshëm për të kundërshtuar planin e FIFA-s, që këmbëngul te periodiciteti i Kupës së Botës çdo 2 vite, jo si deri më tani, një herë në katër vite. Kjo është ajo që shkruan “Associated Press”, teksa qeveria botërore e futbollit kërcënohet me largim prej saj nga disa shtete (federata) europiane. Më shumë se një duzinë kombesh evropiane në fakt po mendojnë të largohen nga FIFA, ndërsa mbeten brenda UEFA-s.

Kjo duket një strategji e rënë dakord me konfederatën e drejtuar nga Alseksander Ceferin.

Rebelët pritet të jenë më shumë se gjashtë kombet nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Islanda dhe Ishujt Faroe), të cilat ditët e fundit kanë marrë një pozicion eksplicit në këtë drejtim, me një deklaratë të përbashkët kundërshtuese të Botërorit çdo dy vite.

Mbështetja e kombeve më të rëndësishme të futbollit, gjithashtu do të rrisë prestigjin e frontit kundërshtar të FIFA-s. Për të legjitimuar gjithçka vlen neni 18 i rregulloreve të FIFA -s, i cili rregullon modalitetet e largimit prej saj (kërkohet paralajmërim prej gjashtë muajsh përpara) dhe precedenti i Gjibraltarit: i njohur nga UEFA më 2013, por i detyruar të presë tri vite për të hyrë në FIFA.

Rasti i federatës së vogël evropiane tregon se një shtet mund të jetë pjesë e njërës (UEFA-s) pa marrë pjesë në tjetrën (FIFA). “Associated Press”, që është një nga agjencitë më të mëdha dhe më prestigjioze të lajmeve në botë, nuk tregon se për cilat shtete bëhet fjalë (prandaj nuk dihet nëse është edhe Shqipëria).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat