Ferizaj me premia të majme për futbollistët 

Futboll

Ferizaj me premia të majme për futbollistët 

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:38
Ferizaj me premia të majme për futbollistët 

Ferizaj është në kremten e fitores me rezultat 4:2 ndaj 2 Korrikut në Prishtinë.

Jo me kaq, merret vesh nga burimet e afërta me klub, se drejtuesit e klubit do t’i shpërblejnë me premia të majme futbollistët për fitoren në derbin me 2 Korrikun.

“Shifra nuk bëhet e ditur por flitet se janë premtuar premia të majme. Këto premia vijnë si rrjedhojë e fitores në derbi po ashtu edhe të lojës së mirë”, tha një burim i afërt me klubin për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Po ashtu bëhet e ditur se premia janë paraparë edhe për ndeshje të caktuara. 

Arbnor Morina prej se është emëruar kryetrajner, Ferizajt nuk i ndahen fitoret, katër ndeshjet e fundit po aq fitore.      
Merret vesh se kryetari i klubit, Lulzim Abazi, me aksionarë do t’i ndajë premitë gjatë këtyre ditëve. 

Ferizaj zë vendin e pestë me 14 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, ka dy me pak se lideri Ramiz Sadiku nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat