Xherdan Shaqiri me Lyonin treguan zemër të madhe në Çeki 

Futboll

Xherdan Shaqiri me Lyonin treguan zemër të madhe në Çeki 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2021 Në ora: 23:00

Lyoni është Lyon! Skuadra franceze ishte në disavantazh me rezultat 0:2, por gjithçka e përmbysi në pjesën e dytë duke ngadhënjyer me 4:3.     

Futbollisti Haraslin në minutën e 4-të e 19-të kaloi në epërsi me rezultat 2:0 Spartën. 

Lyoni rikthehet shumë shpejtë duke shënuar tri herë në vazhdim të ndeshjes dhe përmbysi gjithçka. 

Xherdan Shaqiri me bashkëlojtarë treguan zemër të madhe dhe arritën trepikëshin e madh nga stadiumi “Generali Ceska pojistovna Arena” në Pragë.

Ekambi (42' e 86’), Aouar (53') e Paqueta (68') shënuan për Lyonin.

Në fund të takimit Krejci (90+6’) ngushton humbjen e Spartës. Shaqiri u largua nga fusha në minutën e 76-të. 

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit duke sjellë edhe emocione të mëdha tek dashamirët e kësaj loje.

Lyoni shënon fitoren e tretë rresht duke kryesuar me 9 pikë në Grupin A të Europa League, ka lënë pas Spartën me 4 sosh pas trio xhirove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat