Rikthehen në aksion top ligat evropiane, këto ndeshjen luhen sot

Futboll

Rikthehen në aksion top ligat evropiane, këto ndeshjen luhen sot

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 08:52
Ilustrim

Pas ndeshjeve në kompeticionet evropiane tani rikthehen në aksion top pesë ligat më të forta në botë.

Në pesë kampionatet kryesore evropaine sot do të nis xhiroja e radhës, shkruan lajmi.net.

Dueli kryesor zhvillohet në Premier Ligë, ku Arsenali takohet me Aston Villan nga ora 21:00.

Një sfidë tejet interesante me dy skuadrat që synojnë vetëm tre pikët nga ky takim.

Në Serie A zhvillohen dy përballje Torino-Genoa nga ora 18:30 dhe në ora 20:45 Sampdoria-Spezia.

Ndërsa në Bundesligën gjermane Mainzi e pret në shtëpi Augsburgun nga ora 20:30.

Xhiroja e 11-të në Ligue 1 të Francës hapet me duelin St Etienne-Angers nga ora 21:00.

Në La Liga, Osasuna ballafaqohet me Grandaën në ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat