Tirana - Partizani, derbi që kushton 4 milion euro

Futboll

Tirana - Partizani, derbi që kushton 4 milion euro

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:44
Tirana - Partizani, derbi që kushton 4 milion euro

Rikthehet ditën e hënën derbi i parë për këtë sezon mes Tiranës dhe Partizanit.

Një ndeshje qe flitet gjatë për të si para dhe pas sfidës duke ditur edhe rivalitetin mes dy ekipeve të kryeqytetit. Dueli që vlen më shume së sa krenaria, do të luhet në “Air Albania”, ora 19:45.

Teksa të dy trajnerët respektiv po përgatisin skuadrën për të dalë fitues nga ky duel, dhe po zgjedhin lojtarët më të mirë për të hedhur në fushën e lojës, nuk mungojnë edhe krahasimet e ndryshme për këtë sfidë.

“Over Sport” publikon një artikull që tregon dhe lojtarët më të shtrenjtë që dy skuadrat kanë në gjirin e tyre, duke u bazuar në vlerën e  “Transfermarkt”.

Fitues të kësaj sfide të parë është skuadra e Partizanin, që aktualisht ka lojtarë më të shtrenjtë se Tirana plot 6 futbollistë. Në total ky formacion miks i derbit Tirana-Partizani e ka vlerën 3 milion e 875 mijë euro.

Kjo tregon se jo çdo herë ndeshjet i fitojnë paratë, sepse Partizani edhe pse është skuadra që kushton më shumë se Tirana, nuk ka arritur akoma të fitojë për këtë sezon, ndërsa nga krahu tjetër “bardh e blutë” vijnë si kryesuesit e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat