Prishtina as hija e kampionit, Ballkani fiton dhe lider në elitë

Futboll

Prishtina as hija e kampionit, Ballkani fiton dhe lider në elitë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:24
Prishtina as hija e kampionit, Ballkani fiton dhe lider në elitë

Prishtina nuk është as hija e kampionit. Ballkani nga Theranda si vendas shënon fitore me rezultat 2:0 ndaj Prishtinës.

Bardhekaltrit kthehen kokulur nga Theranda, ndërsa Ballkani kryeson renditjen me 21 pikë, duke e lënë pas me 20 sosh Drenicën.

Që nga minuta e 29-të, Prishtina mbetet me një lojtar me pak, Guathier Mankenda ndëshkohet me kartonin e kuq pas dy të verdhëve.

Pjesa e dytë fatale për Prishtinës. Në minutën e 58-të, Solomon shënon për vendasit. 

Ermal Krasniqi në minutën e 73-të qetëson gjithçka, thellon fitoren e therandasve me 2:0.

Prishtina mban vendin e pestë me 13 pikë të mbledhura.  

BKT Superliga e Kosovës
Ballkan - Prishtina 2:0
Drenica - Dukagjini 2:0
Llapi – Drita 1:3
Malisheva – Ulpiana 1:2
Gjilani – Feronikeli 1:0

Tabela

1. Ballkani    11    5    6    0    14:7    21
2. Drenica    11    6    2    3    17:11    20
3. Gjilani    11    5    5    1    14:9    20
4. Drita    11    5    4    2    12:7    19
5. Prishtina    11    3    4    4    13:12    13
6. Malisheva    11    3    3    5    11:11    12
7. Llapi    11    3    3    5    13:15    12
8. Dukagjini    11    2    4    5    8:11    10
9. Ulpiana    11    2    4    5    11:20    10
10. Feronikeli    11    3    1    7    5:15 10

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat