Marquinhos zbulon se PSG bllokoi bisedimet me Chelsean

Futboll

Marquinhos zbulon se PSG bllokoi bisedimet me Chelsean

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 21:44
Marquinhos zbulon se PSG bllokoi bisedimet me Chelsean

Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos ka zbuluar se gjiganti i Ligue 1 bllokoi transferimet me Chelsean gjatë afatit veror.

Skuadra e Thomas Tuchel kërkonte një qendërmbrojtës pas shitjes së Kurt Zoumas, me Marquinhos që ishte i lidhur me ribashkimin me Thomas Tuchel në “Stamford Bridge”.

Sidoqoftë, braziliani ka zbuluar se ishte PSG që nuk e lejoi të bisedonte me Chelsean.

“Jo. Nuk kishte asnjë ofertë. Në fakt, klubi bllokoi menjëherë bisedimet. Tregon për besimin që kanë për mua”.

“Është ndër që PSG ka besim te unë. Fakti që të tjetër janë të interesuar nënkupton se jam duke bërë mirë. Me jep motiv të vazhdojë dhe të luajë edhe më mirë. Paris dhe PSG janë gjërat e vetme në mendjen time”, deklaroi ai për Le Parisien.

Marquinhos ka bërë 333 paraqitje për PSG që nga arritje prej Romës në verën e vitit 2013, duke shënuar 31 herë dhe fituar gjashtë tituj në Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat