​Ndryshon lokacioni për ndeshjen e Superkupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit

Futboll

​Ndryshon lokacioni për ndeshjen e Superkupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Superkupa e Italisë mund të zhvendoset dhe të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza” më 5 janar ndërmjet Interit dhe Juventusit, duke e shpërfillur kështu idenë e parë që kjo sfidë të luhet në Arabinë Saudite, që do të nënkuptonte zhvendosjen e ndeshjes së madhe ndërmjet Juventusit dhe Napolit në Serie-A.

Kjo ndeshje në të kaluarën shënonte hapjen e sezonit të ri garues ku ballafaqoheni fituesi i Scudettos dhe ai i Kupës së Italisë, por në vitet e fundit, për shkak të orarit shumë të ngjeshur me ndeshje, ajo është shtyrë, përcjellë KosovaPress.

Serie A ka një kontratë për të luajtur të paktën një nga këto ndeshje të Superkupës në Arabinë Saudite, por pati një mosmarrëveshje rreth planifikimit të kohës dhe vendit se ku duhet të zhvillohet.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, është vendosur që ndeshja do të luhet tani në “Giuseppe Meazza” në datën 5 janar 2022.

Nëse konfirmohet, atëherë Juventusi do të duhet gjithashtu të riplanifikojë ndeshjen e tyre në Serinë A me Napolin, e cila është caktuar për 6 janar. E njëjta gjë vlen edhe për takimin e Interit me Bolonjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat