Ish-futbollisti i Prishtinës bëhet “ultras”, mbështet Partizanin

Futboll

Ish-futbollisti i Prishtinës bëhet “ultras”, mbështet Partizanin

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:55
Ish-futbollisti i Prishtinës bëhet “ultras”, mbështet Partizanin

Ndeshjet derbi gjithmonë kanë treguar emocion, argëtim, nervozizëm, dëshirë, hakmarrje, dashuri, një takim që i ka të gjitha.

Tirana-Partizani është një ndeshje jo si gjithë ndeshjet e tjera, për shkak të rivalitetit që kanë treguar skuadrat në fushën e lojës por edhe grupet e tifozëve në tribuna.

Në ndeshjen e mbrëmshme të fituar nga Tirana me rezultatin 1-0, nuk kanë munguar edhe detajet interesante në tribuna.

Përveç banderolave dhe pankartave të shfaqura nga ana e tifozerive, në një video të postuar në internet shikohen edhe dy lojtarë të një ekipi tjetër duke ndjekur Partizanin nga shkallët e stadiumit si ‘ultras’.

E kush mund të jenë këta lojtarë përveç Renato Malotës dhe Mentor Mazrekaj, të cilëve siç duket nuk iu ndahet zemra nga ngjyra e kuqe, që kanë preferuar të përjetojnë emocionet e derbit si tifozët ‘ultras’ të demave, mbase edhe për t’iu sjell pak fat djemve të trajnerit Daja.

Edhe pse prej vitesh tashmë të larguar nga kryeqyteti, lojtarët nuk e harrojnë Partizanin edhe pse të dy tashmë mbajnë fanellat e një ekipit tjetër të kampionatit shqiptar atë të Laçit.

Mazrekaj para shumë vitesh mbronte ngjyrat e klubit të Prishtinës në elitën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat