Vajzat kuqezi nuk ia dalin në Varshavë, mbeten në kuotën e 4 pikëve

Futboll

Vajzat kuqezi nuk ia dalin në Varshavë, mbeten në kuotën e 4 pikëve

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 22:06
Vajzat kuqezi nuk ia dalin në Varshavë, mbeten në kuotën e 4 pikëve

Kombëtarja Shqiptare e femrave nuk ia del në transfertën polake.

Vajzat kuqezi janë mposhtur me rezultatin 2-0 në Varshavë, në një sfidë ku provuan të përballen si të barabarta, por nuk ia dolën të marrin qoftë edhe një pikë.

Një penallti e ekzekutuar saktë nga Dudek në minutën e 40-ë dhe një gol i Mesjasz në të 89-ën, vulosën suksesin për polaket, të cilat me fitoren e sotme ngjiten në kuotën e 8 pikëve, në vendin e dytë të grupit.

Nga ana tjetër, vajzat kuqezi që drejtohen nga Armir Grima, mbeten në kuotën e 4 pikëve pas po kaq ndeshjes, teksa fitoren e vetme në këto eliminatore e kanë arritur pak ditë më parë ndaj Armenisë në “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat