Reprezentuesi i Kosovës akuzohet: Po e tepronte në klubet e natës

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës akuzohet: Po e tepronte në klubet e natës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 18:09
Reprezentuesi i Kosovës akuzohet: Po e tepronte në klubet e natës

Trajneri i Legia Varshavës, Michniewicz është shkarkuar nga detyra e tij si trajner javën që lamë pas derisa thuhet se në dhomat e zhveshjes situata ka qenë tepër e nxehtë dhe për këtë arsye kreu i bankinës polake e pësoi në fund.

Tre futbollistët në mesin e tyre edhe Lirim Kastrati u lanë në shtëpi në ndeshjen e fundit të Legias, ndërsa së fundmi zbulohen të tjera detaje mbi këtë vendimi.

Sa i përket Kastratit, mediet atje shkruajnë se arsyeja ka qenë mungesa e profesionalizmit jashtë fushe. Të tre futbollistët e kalonin shumicat e mbrëmjeve duke festuar në Varshavë, e madje bëhet me dije se disa prej tyre kishte raste kur nuk ishin më në gjendje të ecnin prej konsumit të alkoolit.

Ndërsa sa i përket Çelhakës, arsyeja e përplasjes me trajnerin ishte refuzimi i mesfushorit shqiptar për të luajtur me ekipin e dytë. Persona të afërt me klubin kanë zbuluar se Jurgen Çelhaka ndryshon shumë me Muçin, teksa është i paduruar dhe kërkon vendin në skuadër sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat