Prishtina ka ekipin më të shtrenjtë në Superligë

Futboll

Prishtina ka ekipin më të shtrenjtë në Superligë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:14
Prishtina ka ekipin më të shtrenjtë në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më interesant këtë sezon, kjo për arsyeje se klubet janë duke investuar çdo sezon e më shumë.

Ky është sezoni I dytë që Superliga ka aplikuar sistemin me dhjetë skuadra nga 12 sa ishin më parë, duke e bërë garën për titull, daljen në garat evropiane dhe mbijetesën më interesante, shkruan Sheshi. Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, ‘Transfermarkt’, ka përditësuar listën e vlerës së përgjithshme të ekipeve botërore në tregun e transferimeve.

Tashmë vlera e të gjithë skuadrave ka shkuar në shifrën 23 milionë e 430 mijë euro.

Ekipi më i shtrenjtë tashmë vjen nga kryeqyteti, ku skuadra e Prishtinës sipas faqes vlerësohet të ketë vlerën 4.43 milionë euro.

Pas Prishtinës renditet skuadra gjilanase, FC Drita, e cila ka vlerën 3.73 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat