Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

Futboll

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:06
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë

Futbolli shqiptar në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare një nga emrat e shquar të ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1960, Nikoll Gjergji.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” duke shprehur ngushëllimet për familjen Gjergji dhe duke treguar se kjo është një humbje e madhe për klubin shkodran:

POSTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NGUSHËLLIM

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare një nga emrat e shquar të Klubit të Futbollit Vllaznia ne vitet ’60, Nikoll Gjergji.

Klubi i Futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet e tij familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur por njëkohësisht kjo është një humbje e madhe edhe për klubin tonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat