Juve e Napoli futen nën hetim për shitjen e lojtarëve

Futboll

Juve e Napoli futen nën hetim për shitjen e lojtarëve

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:25
Juve e Napoli futen nën hetim për shitjen e lojtarëve

Prokuroria Federale në Itali ka hapur një hetim për 62 transferime futbollistësh, që dyshohet se janë bërë në mënyrë fiktive, për të ndihmuar në rregullimin e bilanceve të klubeve përkatëse, teksa në rrjetë kanë përfunduar edhe skuadra të Serisë A si Juventusi e Napoli.

Sipas mediave italiane, pikërisht bardhezinjtë kanë realizuar 42 transferime të tilla, pasi ka shkëmbyer 21 futbollistë, për një total prej 90 milionë eurosh, por në fakt janë xhiruar vetëm tre milionë euro gjithsej.

Një ndër operacionet në hetim është edhe ai i transferimit të Miralem Pjanic te Barcelona, pasi është paraprirë nga disa shkëmbime të tjera, si?5 është ai i dy të panjohurve Matheus Da Silva dhe Alejandro Marques, të cilët janë shkëmbyer nga bardhezinjtë e katalanët me vlera përkatësisht 8 milionë euro dhe 8.2 milionë euro.

Në hetim është edhe transferimi i Victor Osimhen nga Lille te Napoli, me klubin italian që për të ulur shumën kesh të vlerës së kartonit, ka shitur 4 futbollistë të rinj te francezët, për vlerën e 20 milionë eurove.

Megjithatë siç vërehet, tre prej tyre luajnë në ligat e ulëta italiane, ndërsa vetëm njëri ka mbetur te Lille, ku thuajse nuk aktivizohet fare, ndaj në këtë rast dyshohet për një tjetër skemë mashtrimi, për të ndihmuar bilancin e klubit.

Nëse Prokuroria Federale do të dalë në konkluzionin se këto operacione janë fiktive dhe janë bërë vetëm për të rregulluar bilancet financiare, atëherë klubet rrezikojnë dënime që fillojnë nga heqja e pikëve, deri te bllokimi i merkatos për një apo dy vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat