Trajneri i rivalëve të Shqipërisë infektohet me COVID-19

Futboll

Trajneri i rivalëve të Shqipërisë infektohet me COVID-19

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 11:42
Trajneri i rivalëve të Shqipërisë infektohet me COVID-19

Trajneri i Polonisë, Paulo Souza është infektuar me COVID-19.

Tekniku i përfaqësueses polake i cili javën e kaluar ndodhej në Angli është ndjerë keq në banesën e tij në Portugali dhe menjëherë ka kryer testin PCR të tamponit duke rezultuar kështu pozitiv me Koronavirus.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Federata Polake e Futbollit me anë të një komunikate ku sqaron opinionin publik se Souza është vetë-izoluar në përputhje me rregullat e protokollit anti-COVID.

Ish-trajneri i Fiorentinës ishte prezent edhe në Tiranë në stadiumin “AIR Albania”, ku u përballë ndaj Kombëtares shqiptare më 12 tetor ku triumfuan me rezultatin 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat