Shqiptari i Kosovës vazhdon me klubin e njohur zviceran  

Futboll

Shqiptari i Kosovës vazhdon me klubin e njohur zviceran  

Nga: K.Goca Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:25
Shqiptari i Kosovës vazhdon me klubin e njohur zviceran  

Francis Momoh zgjat kontratën deri në vitin 2024, po ashtu edhe shqiptari nga Kosova, Florian Hoxha.

“Florian Hoxha dhe Francis Momoh kanë vazhduar kontratën deri në vitin 2024.

Me Hoxhën dhe Momoh, dy talentë të rinj kanë vazhduar kontratën me Grasshopper Zurich deri në vitin 2024.

Të dy lojtarët kanë gjithashtu opsionin për të zgjatur atë edhe për një vit tjetër.

Florian Hoxha është pjesë e ekipit të parë që nga fillimi i këtij sezoni dhe ka bërë katër paraqitje në sezonin aktual.

Ai ka qenë me GC që nga viti 2015 dhe ka kaluar nëpër të gjitha nivelet që nga U-13. 20-vjeçari është edhe lojtar i kombëtares së Kosovës U-21”, njofton mes të tjera Seyi Olofinjana, drejtor teknik në Grasshopper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat