Shqiptari që i shënoi dy gola Atleticos, tregon si ndihet

Futboll

Shqiptari që i shënoi dy gola Atleticos, tregon si ndihet

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:44
Shqiptari që i shënoi dy gola Atleticos, tregon si ndihet

Një shqiptar ia ka mohuar fitoren Atletico Madridit në javën e 11-të të LaLigas.

Skuadra e Simeones barazoi 2-2 në fushën e Levantes, ku dy herë kaloi në epërsi, por Enis Bardhi, mesfushori i skuadrës nga komuniteti valencian ktheu baraspeshën me dy 11-metërsha të shndërruar në gola.

Bardhi bëri paraqitje shumë të mirë dhe u shpreh i kënaqur me pikën që në fund mori skuadra e tij.

“Jam shumë i lumtur që morëm këtë pikë kundër Atletico Madrid, që për mua është ekip i madh. Por jemi të lumtur që ekipi është i gjallë, po gjen ritmin, po rrit besimin dhe duhet të sakrifikohemi deri në fund të gjithë, secili po jep ndihmën e tij”, u shpreh Bardhi.

“Tifozët janë lojtari i 12 për ne në momente shumë të vështira dhe faleminderit sepse fal edhe atyre ne sot morëm në fund një pikë”.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi bërë një hap para sa i përket rritjes së besimit dhe duhet të shohim para”.

“Golat ia dedikoj familjes fillimisht sepse i detyrohemi atyre, kam kaluar disa javë të vështira për mua, për tifozët për Levanten, por me këto gola dhe këtë pikë do të rikthehemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat