Liqeni mposhtet keq në ndeshjen e dytë nga kampioni ukrainas

Futboll

Liqeni mposhtet keq në ndeshjen e dytë nga kampioni ukrainas

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:46
Liqeni mposhtet keq në ndeshjen e dytë nga kampioni ukrainas

FC Liqeni nga Drenasi ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në “Main Round” të Ligës së Kampionëve,

Kampioni në fuqi i Kosovës u mposht nga nikoqiri i kësaj faze, FC Uragan.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Ivano-Frankivsk”, ka përfunduar me rezultatin 7-1.

Fareniuk dhe Abakshyn shënuan nga dy gola në fitoren e kampionit ukrainas, kurse nga një shënuan edhe Onufrak (penallti), Grytsyna dhe Koval.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për skuadrën nga Drenasi e shënoi Sanchez Nagles.

Uragan tani ka gjashtë pikë dhe është lider në Grupin 6, kurse Liqeni dhe Araz ndajnë pozitat dy dhe tre ma nga tri pikë. I fundit renditet United Galati me zero pikë.

Kjo nënkupton se skuadra kampione e Kosovës nuk ka gjasa të kalojë në “Elite Round”, pasi që Uragani edhe me humbje në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup ndaj United Galati, do të jetë skuadra që kalon tutje.

Kur pikët janë të barabarta, atëherë shikohet bilanci i ndërsjellë dhe kampioni ukrainas ka fitore ndaj të dy skuadrave që renditen pas tyre (Liqeni dhe Araz).

Liqeni ndeshjen e radhës e luan pas dy ditësh ndaj Arazit të Azerbejxhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat