Dybala: Nëse luan tek Juventusi nuk mund të kesh frikë

Futboll

Dybala: Nëse luan tek Juventusi nuk mund të kesh frikë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:34
Dybala: Nëse luan tek Juventusi nuk mund të kesh frikë

Juventusi ka pësuar një tjetër humbje në Serie A, ku kësaj radhe është mposhtur nga Verona 2-1.

Zonja e Vjetër nuk po arrin asesi të këndellet dhe tani e shohin vetën në vendin e nëntë në Serie A me 15 pikë pas 11 takimeve.

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala është parë shumë i emocionuar në fund të ndeshjes.

Dybala ka kritikuar bashkëlojtarët se duhet të shfrytëzohen rastet duke ia kujtuar që janë Juventusi dhe duhet të kenë respekt për fanellën.

“Verona arriti të shënojë dy gola shumë shpejt, por është e vërtetë që kanë qenë më të shkathët se ne, duke fituar shumë dyluftime”.

“Pastaj  në atë pikë, duhet të kërkosh të bësh gol në çdo mënyrë, por ne nuk mund ti dhurojmë një pjesë loje kundërshtarit. Duhet të mos harrojmë se jemi Juventusi, duhet të kemi respekt për këtë fanellë, për historinë e saj dhe për kampionët e mëdhenj që e kanë veshur më përpara”, u shpreh argjentinasi.

Tutje sulmuesi argjentinas ka thënë se vetëm të bashkuar si skuadër mund të dalin nga ky moment i vështirë që po kalojnë.

“Duhet të jemi të bashkuar. Secili prej nesh, para se të shkojë të flejë në mbrëmje, duhet të mendojë për ndeshjen kundër Veronës dhe se çfarë duhet të japë më shumë”.

“Duhet të përballemi me realitetin dhe të mendojmë menjëherë për ndeshjen e së martës. Nëse luan tek Juventusi nuk mund të kesh frikë”, tha Dybala.

Ndeshjen e radhës Juventusi në Serie A do të përballet me Fiorentinën në Allianz Stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat