Kryetrajneri i Prishtinës: Jam i bindur që ekipi ka potencial për kreun e tabelës

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Jam i bindur që ekipi ka potencial për kreun e tabelës

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 17:40
Kryetrajneri i Prishtinës: Jam i bindur që ekipi ka potencial për kreun e tabelës

Prishtina është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1:0.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur me tri pikët, pasi kanë mposhtur një skuadër që gjithmonë i shkakton probleme.

“Nëse marrim parasysh presionin e rezultateve unë mendoj se kemi luajtur mirë, mungesa e rezultateve e bën problemin e vetë, kishim përballë një skuadër që tradicionalisht e kemi pas ters, u angazhuam për këtë fitore, i uroj futbollistët për fitoren”, tha Ramadani.

Është një krizë e ekipit, duhet të dimë ta menaxhojmë këtë krizë, unë jam i bindur që ekipi ka potencial për kreun e tabelës dhe për ta mbrojtur titullin, lëndimet po na penalizojnë, pasi asnjëherë nuk e kam pas ekipin e plotë”, deklaroi Ramadani.

Në xhiron e 13-të në BKT Superligë, Prishtina do të përballet me Gjilanin në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat