Selektori i Maqedonisë së Veriut: Etemi do të rrisë konkurrencën

Futboll

Selektori i Maqedonisë së Veriut: Etemi do të rrisë konkurrencën

Nga: K.Goca Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Selektori i Maqedonisë së Veriut: Etemi do të rrisë konkurrencën

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, sot ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror, kundër Armenisë dhe Islandës. 

I vetmi emër i ri është Valon Etemi nga Istanbulspor, ndërsa Milevski tha se do të rrisë konkurrencën në kombëtare.

“Valoni është përzgjedhur me gjeneratën 96-97, është përzgjedhur në një ndeshje selektive të kombëtares së të rinjve. Më pas ka luajtur në Shqipëri.

Në kampionatin e ri luan në formë të shkëlqyer në Istanbulspor, ka minuta të plota, nëse vazhdon kështu ka cilësi për të rritur konkurrencën në pozicionin e krahut.

Është e pamohueshme që ka potencial për të ardhmen. Liga e dytë në Turqi nuk duhet nënvlerësuar, ka lojtarë dhe ekipe cilësore”, tha Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat