​PSG me shumë mungesa sonte kundër RB Leipzig, formacionet zyrtare

Futboll

​PSG me shumë mungesa sonte kundër RB Leipzig, formacionet zyrtare

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 20:16
​PSG

Gjigandi francez Paris Saint-Germain do të zhvillojë ndeshje sot si mysafirë kundër skuadrës gjermane RB Leipzig, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në javën e tretë të kësaj faze, PSG e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën e Leipzig.

Gjigandi francez dhe Leipzig gjenden në Grupi A së bashku me dy skuadrat e tjera si Manchester City dhe Club Brugge KV.

Pas tre xhirove të zhvilluara, PSG zë vendin e parë në tabelë me gjithsej shtatë pikë, një më shumë se Manchester City në vendin e dytë, kurse Leipzig pozicionohet në vendin e fundit ku pas tre ndeshjeve nuk ka arritur të arkëtojë asnjë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Mauricio Pochettino do të ketë mungesa të shumta të lojtarëve, ku nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bernat, Messi, Paredes, Rafinha, Ramos, Rico dhe Verratti.

Në anën tjetër, për skuadrën e Leipzig nuk do të paraqiten Halstenberg, Klostermann dhe Saracchi.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma, Hakimi, Mendez, Danilo, Marquinhos, Kimpembe, Wijnaldu, Gueye, Mbappe, Di Maria, Neymar,

Leipzig: Gulasci, Simakan, Angelino, Organ, Forzsberg, Adams, Nkunku, Mukiele, Laimer, Gvardiol, Silva

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat