Mbrëmë ndodhi turpi i madh në Beograd, Zvezda në listën e zezë!

Futboll

Mbrëmë ndodhi turpi i madh në Beograd, Zvezda në listën e zezë!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 14:35
Mbrëmë ndodhi turpi i madh në Beograd, Zvezda në listën e zezë! UEFA do t

Tifozët famëkeq “Delija” u përkujdesën edhe për një turp të radhës.   

Klubi i futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, klubi më i urryer në rajon, do të ndëshkohet rëndë nga UEFA për një sërë incidentesh të ndodhura pas ndeshjes me ekipin danez Midtjylland (0:1) në xhiron e katërt të fazës së grupeve të Europa League.

Zvezda është në listën e zezë të UEFA-s, në radhë të parë për fyerjen e Zlatan Ibrahimoviçit në sezonin e kaluar. 

Në Serbi janë në siklet, sepse i pret një dënim i madh për klubin famëkeq dhe nuk përjashtohet mundësia që Zvezda edhe të përjashtohet nga garat evropiane, që do të ishte lajmi më i mirë.

“Pyetja është se kur dhe sa do të ndëshkohet Zvezda. Është e sigurt se dënimi do të shkojë mbi 100 mijë franga dhe t’i suspendohet fusha, ai më i rëndi, për të mos lejuar klubin të garojë në Europë, gjë që do të ishte katastrofike për Cërvena Zvezdën”, shkruajnë mediat në Serbi.

Gjyqtari hungarez Tamas Bognar i ka diktuar në detaje delegatit të ndeshjes, Rudolf Manerts nga Belgjika, gjithçka që ka ndodhur pas ndeshjes.

Nga fakti që është fyer dhe goditur me gjësende të forta dhe metalike nga tribuna, e deri te fakti që nuk ka mundur të hyjë menjëherë në dhomat e zhveshjes. Edhe një herë Evropa po bindet për kulturën e tifozëve serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat