Pyetje e habitshme për selektorin e Zvicrës, kështu iu përgjigjet për Granit Xhakën

Futboll

Pyetje e habitshme për selektorin e Zvicrës, kështu iu përgjigjet për Granit Xhakën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:30
Pyetje e habitshme për selektorin e Zvicrës, kështu iu përgjigjet për Granit Xhakën

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, tregon një detaj interesant për futbollistin Granit Xhaka. 

Dihet se Xhaka mungon për shkak të lëndimit, për çka është një hendikep i madh për Kombëtaren e Zvicrës, sidomos në takimin në udhëtim (me 12 nëntor) që do të luajnë kundër Italisë, në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

Megjithatë, iu bë një pyetje e habitshme selektorit zviceran. 

A keni pasur ndonjëherë bisedë me Granit Xhakën nëse ai do të vaksinohet?

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me të për shkak të lëndimit të tij dhe ai ishte i sëmurë para dy muajve. Kjo është arsyeja pse ai aktualisht nuk është në gjendje të vaksinohet.

Por tani ai ka ende kohë të mendojë nëse do të vaksinohet", thotë Yakin, transmeton “20 min”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat