Deschamps: Më pëlqen shumë adrenalina

Futboll

Deschamps: Më pëlqen shumë adrenalina

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:48
Deschamps: Më pëlqen shumë adrenalina

Didier Deschamps qëndron në stolin e Francës prej 9 vitesh, tre vite më parë udhëhoqi “Gjelat” drejt fitimit të Botërorit Rusi 2018, teksa kontrata i përfundon në dhjetorin e vitit të ardhshëm.

Trajneri francez ka folur rreth së ardhmes dhe dëshirave që ka në prononcimin e dhënë për mediet vendase.

“Sinqerisht që nuk ja kam idenë se çfarë ka rezervuar jeta për mua kur të ketë përfunduar aventura me kombëtaren.

Di të them që më pëlqen puna e përditshme, ndoshta rikthehem të drejtoj ndonjë klub.

Më pëlqen shumë adrenalina që të dhuron profesioni i trajnerit”, deklaron 53-vjeçari, i cili më parë ka drejtuar skuadra si Juventus, Marseille dhe Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat