Milani, 4 milionë e 837 mijë euro të fituara vetëm nga shitja e biletave

Futboll

Milani, 4 milionë e 837 mijë euro të fituara vetëm nga shitja e biletave

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:17
Milani, 4 milionë e 837 mijë euro të fituara vetëm nga shitja e biletave

Dy gjigantët Italian, Milani dhe Interi, u përballen mes vete të dielën në sfidën që mbaroi 1-1.

Plotë 56 mijë e 608 tifozë ishin të pranishëm në këtë duel që dhuroi spektakël në fushë dhe tribuna.

Mediat italiane, kanë zbuluar shumën që “Rossonerët” kanë arkëtuar nga ky duel pasi ishin në cilësinë e vendasit. Bëhet fjalë për 4 milionë e 837 mijë euro të fituara vetëm nga shitja e biletave. Kjo përballje është bërë ndeshja e nëntë me të ardhurat më të larta në historinë e Serie A.

Ndërkohë, sfida me të ardhura më të larta në histori të kampionatit italian mbetet ajo mes Interit dhe Juventusit, në sezonin 2019/20, ku ‘Nerazzurët’ arkëtuan 6.6 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat