Rrahmanit pas formës së lartë me Napolin iu rritet vlera në treg

Futboll

Rrahmanit pas formës së lartë me Napolin iu rritet vlera në treg

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 11:56
Rrahmanit pas formës së lartë me Napolin iu rritet vlera në treg

Vlera e mbrojtësit të Kosovës, Amir Rrahmani, në tregun e futbollit është rritur dukshëm në javët e fundit.

Nga 12 milionë sa ishte vlera e tij, pas transferimit nga Verona te Napoli, i është bërë 16 milionë euro.

Mbrojtësi nga Prishtina, Amir Rrahmani është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Napolin në Itali.

Deri më tani Rrahmani është paraqitur thuajse në çdo ndeshje në formacionin startues në këtë sezon.

Me statistikat e tij të jashtëzakonshme, ylli kosovar ka zënë vend në formacionin bazë ku edhe e ka bindur trajnerin Luciano Spalleti.

Në 9 ndeshje sa ka luajtur në këtë sezon, Rrahmani ka shënuar 2 gola dhe ka pranuar vetëm një karton të verdhë, si dhe është bërë shtyllë e ekipit duke mos pranuar shumë gola.

Kjo formë e tij ka ndikuar që vlera e tij në tregun e futbollit të rritet në 16 milionë euro. Këto të dhëna vijnë nga ueb-faqja transfermarkt.com që bën monitorimin e lojtarëve në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat